Eksperti i turizmit Klinton Gerxhani ka paralajmuar qytetarët se këtë vit pushimet do të jenë me çmim më të kripur krahasuar me vitet paraardhëse. Sipas Gerxhanit kjo vjen si pasojë e reduktimit të masës bazike të shportës së konsumit.

 

“Për shkak të reduktimit të masës bazike të shportës, turizmi ngelet jashtë saj. Po rikthehet në produkt luksi që ndoshta pret kur ti ke primare ushqimin energjine naftën etj.”

 

Përsa i përket turizmit eksperti tha se varet totalisht nga çmimet pasi nuk ka asnjë mbështetje. Përveç çmimeve në vend ai shpjegoi se rritja do të prekë edhe destinacionet turistike jashtë Shqipërisë, duke nisur nga çmimet e fluturimeve etj…

 

“Jemi totalisht në varësi të çfarë ndodh me çmimet nuk kemi ndonjë mbështetje.  Në Shqipëri çmimet nuk janë dhe aq të lira ka rritje kostoje ne mbetemi një fabrik që prodhojmë një sasi më të vogël se sa destinacionet e mëdha si Greqia apo Turqia prandaj dhe disa zgjedhin këto destinacione. Edhe jashtë do të ketë rritje duke filluar nga kompanitë ajrore.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re