TIRANË- Gjykata e Posaçme caktoi 2 ekspertë te mjekësisë ligjore për të percaktuar gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla. Ai përfundoi në prangat e policisë në lidhje me abuzimin për një tender prej rreth 3 milionë euro.

Ndërsa nëpërmjet avokatit të tij i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë se ajo e arrestit me burg, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë dy ekspert mjeko-ligjorë që do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron.

Sipas palës mbrojtëse, Alla prej disa kohësh po trajtohet në spitalin e burgut për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli mund t’i rrezikojë shëndetin. Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, me dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re