Ekspertja e shëndetësisë pranë PD, Liljana Shyqyriu Ramasaçi, ka publikuar një grafik mbi të dhënat rreth situatës së koronavirusit në vend. Në një postim në Facebook, Ramasaçi shkruan se ndërsa bota vijon me vaksinimin masiv, ministria e Shëndetësisë në vend bën propagandë.

Sipas grafikëve të publikuar, duke iu referuar shifrave të rasteve aktive të COVID-19, në Kroaci, Bosnjë, Maqedoni e Veriut, Itali apo Mal të Zi ka një rënie gjatë dhjetorit e janarit, vetëm në Shqipëri jo.

Ramasaçi shprehet se edhe pas dhjetë muajsh epidemi, në vend vijon përhapja ndërsa shton se institucioneve shëndetësore u ka dalë situata nga kontrolli.

POSTIMI

Nje rekord i ri i numrit te te infektuarve
sot : 901 qytetare.
Kur bota parandalon infeksionin nepermjet vaksimit masiv Ministria e Shendetesise vazhdon propaganden duke rritur pikat e testimit i cili perseri nuk e ndryshon vendin e fundit rekord qe prej fillimit te epidemise .
Qeveria e inceneratoreve dhe tenderave te fshehte arriti deshtimin total te menaxhimit te epidemise duke mbajtur disa rekorde te pathyeshme gjate gjithe periudhes sic ishte ai i vendit te fundit te testimeve, numrit te larte te vdekjeve duke e renditur vendin tone ne 15 vendet me te prekura ne bote, kostos se madhe financiare per qytetaret shqiptare dhe se fundi ngjitjen ne vazhdimesi te anes se malit ne raport me numrin e rasteve aktive ndryshe nga cdo vend tjeter i rajonit gje qe tregon se nuk ke arritur te kontrollosh epidemine dhe masat qe ke marre jane joeficiente.
Vazhdojne akoma gjobiten qytetaret por jo Institucionet pergjegjese per marrjen e masave joeficiente dhe te pabazuara ne te dhenat reale te kesaj epidemie.
Vazhdojne akoma ndalojne mesimin ne auditore per studente por qendrojne plot kafenete dhe restorantet
Vazhdojne akoma qendrojne te izoluar apo te humbin jeten moshat e vjetra dhe me te rrezikuarat por nuk ka asnje mase mbrojtje nga qeveria keto mosha perfshi dhe mungesen e vaksinimit.
Pas 10 muajsh epidemi vazhdon perhapja e infeksionit behet sipas deshires se virusit dhe jashte cdo kontrolli te situates nga ana e Institucioneve Shendetesore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re