Ekspertja e gjeopolitikës, Enika Abazi thotë se Kina dhe Rusia po kërkojnë të krijojnë një rend të ri botëror, që nuk domoniohet nga Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Abazi u shpreh se kemi të bëjmë me dy shtete që nuk mbështeten në vlera demokratike.

Sipas Abazit, Kina dhe Rusia synojnë që ta thellojnë më tepër zhvillimin e një bote multipolare.

“Kina dhe Rusia po kërkojnë të krijojnë një rend të ri botëror, ku Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë ata që e dominojnë. Rendi i sotëm botëror është ai që mbështetet mbi demokracinë, tregun e lirë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për të cilat të dyja vendet, si Kina dhe Rusia nuk njihen si zbatuesit më të zellshëm të këtyre vlerave. Përkundrazi, ne po shikojmë që Rusia është një vend agresiv dhe është kundër ligjit ndërkombëtar që mbron sovranitetin e vendeve si atributin dhe principin më të rëndësishëm të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kombinimi i këtyre dy shteteve, synon që ta thellojë më tepër zhvillimin e një bote multipolare”, theksoi ajo./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re