Ekspertët në Itali po punojnë për një mënyrë më të shpejtë të testimit. Në një intervistë për “Byro politike”, Denica Baci, kërkuese shkencore në Itali tha se janë duke punuar mbi testet serologjike, por edhe ato tamponëve.

Ajo theksoi se aktualisht ekipi ku ajo bën pjesë ka krijuar një test që mund të tregojë rezultatin për 10 minuta. Testi kryhet në spërklat e pështymës dhe është specifik sidomos në fazat e para të infektimit. Mirëpo, ajo theksoi se janë ende në fazat e provës.

“Në Itali po testohen shumë teste serologjike. Edhe në spitalin ku po punoj në Milano, po mundohemi që të rrisim numrin e personave të testuar.

Krahas këtyre testeve edhe në universitetin ku po punojmë kemi krijuar një test që kryehet në spërklat e pështymës dhe është specifik sidomos në fazat e para të infektimit. Është një test i shpejtë. Përgjigja jepet edhe brenda 10 minutave. Por akoma nuk janë teste të certifikuara”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re