Pas shpërthimit me eksploziv në banesën e ish-kandidatit për kryetar bashkie Xhemal Bushati në Shkodër, PD ka reaguar duke e cilësuar ngjarje tronditëse.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, PD thotë se kushdo që përpiqet të përkulë demokratët me sulme direkte apo indirekte i ka bërë llogaritë gabim.

Kujtojmë se gjatë mesnatës në dy biznese në qytetin e Shkodrës është vënë eksploziv dhe si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund te perkule demokratet sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re