Një sasi eksplozivi shpërtheu pas mesnatës së të premtes në Tiranë. Ngjarja ndodhi në zonën e shkozës në rrugën “Fransua Pukvil”.
 
Tritoli ishte vendosur në derën e banesës së një 29-vjeçari. Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se shpërthimi dëmtoi vetëm derën hyrëse të banesës pasi sasia e tritolit ishte e vogël. I riu tha në polici se nuk kishte konflikte me persona të tjerë ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar për ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re