Ish kryeministri Sali Berisha ka dënuar vendosjen e tritolit në makinën e kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se ky është një akt kriminal dhe i pashembullt në historinë e zgjedhjeve në vend.

 

Ai fajësoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai është organizator i këtij sulmi.

 

Sipas tij, kryeministri së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Bledi Çuçi, komandojnë strukturat e policisë në Vaun e Dejës, për të cilat tha se sillen si seksion i PS.

 

“Me këtë akt terrorist Edi Rama inaguron çeljen e fushtës së tij elektorale. Kjo përbën një krim të shëmtuar, përbën një akt të pashëmbullt në historinë e zgjedhjeve të një dege të PD sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij. Vau i Dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre zgjedhjve. Unë kam biseduar në telefon me Benardin, me deputetin Zef Hila dhe u shpreh atyre mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë. Gjithashtu, dënoj këtë krim të shëmtuar. Specialistët e tritolit janë të gjithë nën kontrollin qeveritat shtetëror. Pasi dështuan me të gjitha mënyrat në Vaun e Dejës, së fundi zgjodhën atë më ekstremin, por edhe me këtë dështuan duke dënuar edhe njëherë me ashpërsinë më të madhe këtë akt të narko-shtetit, bëjë përgjegjës direkt Edi Ramën dhe familjen e ministri Bledi Çuçi, pasi policia e Vaut të Dejës dhe shefi i komisariatit sillen absolutisht si një seksion i PS. Me sjelljet e tyre militanteske të gjitha pistat, të gjitha dyshimet shkojnë se ata janë dorezë dhe organizatorë të këtij akti. Unë iu bëj thirrje demokratëve të Vaut të Dejës dhe mbarë Shqipërisë të vazhdojnë këtë betejë se ky akt i sotëm është dëshmi e një organizata kriminale të organizuar nga Edi Rama që ka humbur çdo shpresë dhe nuk ngurron as aktet më ekstreme për të terrorizuar dhe marrë jetë njerëzish. Për të terrorizuar popullatën për të mbajtur sistemin monist të tij”, tha Berisha.

 

Gjatë natës së mbrëmshme kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, iu tritol në automjetin e tij.

 

Ngjarja mësohet se është regjistruar pranë banesës së tij. Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer gjatë kohës që Ndreca ka hipur në automjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re