Niset drejt Tiranes, per nje mjekim me te specializuar kreu i bashkise se Lushnjes, Fatos Tushe, i cili mbeti i plagosur pas nje atentati qe i beri ne zyre ish-shoferi i tij, duke i hedhur nje sasi eksplozivi.

Pas trajtimit te pare ne spitalin e Lushnjes, mjeket kane vendosur ta dergojne Tushen ne Tirane per mjekim te specializuar.

Nga shpërthimi Fatos Tushe ka marre demtime ne shpatull dhe kembe. Nderkohe qe ai eshte nisur drejt Tiranes, vetem pak pas tij, niset drejt kryeqytetit edhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu qe ka marre gjithashtu plage te renda nga shperthimi.

Gjendja shendetesore e sekretares cilesohet e rende, por thuhet se eshte jashte rrezikut per jeten.

RRNEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Lushnjë dhe kanë nisur kerkimet për arrestimin e Gezim Saraci, i cili e ka ruajtur kreun e bashkise, e ka ndjekur nga pas dhe ka nxjerre nga xhepi nje lende plasese, qe e ka hedhur sapo Tushe ka hyre ne zyre

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re