Bizneset eksportuese kanë ashpërsuar gjuhën ndaj qeverisë, pasi sipas tyre, po injoron shqetësimin e qindra sipërmarrjeve që po humbasin çdo ditë nga zhvlerësimi i euros.
Në një dalje publike, disa shoqata thanë se do të ndjekin rrugën ligjore për të kërkuar kompensim nga qeveria, pasi sipas tyre, ky zhvlerësim nuk reflekton situatë normale.
“Ne nuk na mbetet gjë tjetër përballë indiferencës së qeverisë, se të nënkontraktojnë një ekspertive ekonomike, për të zyrtarizuar shkaqet e rënies së euros. Më pas, këtë ekspertizë do ta përdorim si argument në gjykatë për të kërkuar dëmshpërblim” – u shprej Alban Zusi.
Por ka dhe nga ata biznese që paralajmërojnë për protesta, në rast se qeveria vijon të refuzojë kërkesat e tyre për dialog.
Nëse kjo qeveria dhe banka e Shqipërisë do të vijojmë më këtë qëndrim, ne do të përshkallëzojmë reagimin tonë, pas humbjet janë shumë të mëdha, duke dalë në protest edhe para kryemisnitrisë- u shprej Filip Gjoka nga shoqata e bimëve medicinale
Këto ditë euro kapi nivelin e 100 lekëve, një kurs ky i pa hasur më parë. Zhvlerësimi që nga fillimi i vitit është thuajse 20 %, ndaj bizneset thonë se këto humbje do të reflektohen në muajt në vijim.
Në bzinesin tonë të manifakturës mund të thëmi se humbjet mujorë arrjnë në 9 milion euro. Jemi në limitet tona dhe nuk mud të vazhdojmë më në këtë mënyrë- u shprej Edvin Prenci nga shoqata Pro eksport
Qeveria dhe banka qendrore argumentojnë se zhvlerësimi i euros ka ardhur si pasojë e zhvillimit ekonomik, në disa sektorë që sjellin valutë. Por për disa ekspertë, ky kurs nuk është normal, duke ngritur pikëpyetje për shkaqet e rënies së monedhës europiane.