Subscribe
Në përfundim të pikut të sezonit turistik bizneset eksportuese ju drejtuan sërish qeverisë, duke i kërkuar masa konkrete për të zbutur efektet e kursit të këmbimit.
Ata kërkojnë mbështetje të menjëhershme financiare, pasi situata sipas tyre është shqetësuese si pasojë e humbjeve të shkaktuara nga zhvlerësimi i euros gjatë gjithë vitit.
Duhen mbështetur bizneset në vështirësi. Kjo është emergjenca sot. Kur të zgjidhet problem I politikës monetare nuk do të ketë më biznese, – shprehet Alban Zusi.
Sipërmarrësit thonë se në tregun vendas prania e madhe e euros si dhe transaksionet e larta, e kanë kthyer euron në monedhë kombëtare.
Të thuash që 55-60 % të transaksione kryhen në euro, praktikisht ke thënë se euro është monedha kryesore dhe jo leku. Në këtë nivel euroizimi nuk është asnjë ekonomi tjetër, – sqaroi Florion Zekja.
Eksportuesit e vënë theksin te dialogu me qeverinë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë të përbashkët.
Ne mendojmë se duhet të ketë një nivel dysheme, lidhur me kursin e këmbimit. Nëse euro bie poshtë këtij kufiri të ketë një subvencionim, – tha Edvin Prençe.
Prej muajsh eksportuesit ankohen për humbje në bizneset e tyre për shkak të zhvlerësimit të euros. Ata kanë bërë një analizë të tregut dhe kanë dhënë sugjerime se si zbuten këto efekte për qeverinë.