Skandali i markës së njohur të veshjeve dhe aksesorëve, ‘Balenciaga’ ka bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën.

 

 

 

Shumë klientë të markës, përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbizit botëror, e kanë bojkotuar Balenciagën duke djegur e shkatërruar produktet e saj.

 

 

 

Skandali i ‘Balenciagës’ është diskutuar ditën e sotme edhe në studion e emisionit ‘7 pa 5’, në Vizion Plus.

 

 

 

I ftuari, Paulin Vilajeti, pastor u shpreh i indinjuar ndaj reklamave që përdorin fëmijët për të marrë përfitime.

 

 

 

Sipas pastorit, kompani të ndryshme, agjencitë e reklamave apo edhe vetë priondërit po abuzojnë me fëmijët.

 

 

 

“Në rrjetet sociale kam marrë dijeni për skandalin e markës së njohur. Është shumë skandaloze, duket si një axhendë që duan ta çorientojnë që nga fëmijëria, njeriun. Unë besoj që me fëmijët është abuzuar në të gjitha kohërat por jo kaq dhunshëm, sa ky rast.”

 

 

 

Vilajeti tha se në të gjithë këtë ekspozimin e fëmijëve në rekalama ka një mesazh që iu shkon në ndihmë njerëzve të sëmurë me pedofili.

 

 

 

“Shqetësimi më i madh në të gjithë këtëe është që ka shenja pedofilie të theksuara në të gjithë këto reklama. Kanë një mesazh  i cili i shkon në ndihmë njerëzve që janë të sëmurë me pedofili. Kjo ndodh edhe në tregun shqiptar të reklamave.  Mediat nuk duhet të bëjnë këtë lloj dhune ndaj fëmijëve. Ka shumë problematika . Fëmijët nuk duhet të përdoren për asnjë lloj reklame.”– tha pastori.

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re