Dita botërore e trashëgimisë kulturore e gjen Durrësin me muzeun arkeologjik të mbyllur, për shkak të punimeve që kanë filluar për rikonstruksionin e tij.

 

Megjithatë, drejtuesit e qendrës muzeore në Durrës kanë menduar që në këtë ditë të sjellin ekspozitën “Muzeu jashtë muzeut”.

 

Me anë të fotove, artefaktet më të rëndësishme janë ekspozuar në mjediset e shkollës artistike Jan Kukuzeli.

 

ANTIGONI GJERGJI

 

SPECIALISTE

 

Ekspozita “Muzeu jashtë Muzeut” ka si qëllim që të sjellë pranë të rinjve dhe qytetarëve, dëshmi nga trashëgimia e pasur kulturore e Durrësit 3000-vjeçar.

 

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëmtime të shumta në trashëgiminë kulturore të Durrësit. Me fondet e Bashkimit Europian janë duke u rijetësuar shumë monumente si Torra Veneciane, Hamami turk, Muzeu Arkeologjik, ndërsa të tjera si Muzeu Etnografik qëndrojnë të kyçura prej më shumë se 3 vitesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re