Ekspozita: SHYQYRI SAKO “DUKE PIKTURUAR FILMIN” e kuruar nga Genti Gjikola, ku do të ekspozohen pllakate dhe vepra të tjera grafike nga puna 50-vjecare e piktorit të filmit, Z. Shyqyri Sako, hapet nesër mbrëma në COD, holli i Kryeministrisë.

Përvec punëve nga koleksionet private të artistit Sako dhe koleksionistëve të tjerë, do të ekspozohen edhe 29 vepra grafike, pjesë e koleksionit artistik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për periudhën 18 korrik – 31 gusht 2018.

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re