Skip to content

Ekspozitë me pikturat e fëmijëve/ Të vegjlit nga 5 deri në 11 vjec shpalosin talentin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Talentet e vegjël të qendrës kombëtare kulturore për fëmijë janë bërë bashkë për të tretin vit radhazi në një ekspozitë të quajtur “Piktura dhe fëmijët”.

 

Rreth 100 krijime me tematika të ndryshme vijnë si rezultat i një pune disa mujore të fëmijëve nga mosha 5 deri ne 11 vjeç. Anisa Sala që është edhe kuratore e kësaj ekspozite shprehet se, pavarësisht vështirësive nisma të tilla inkurajojnë te vegjlit të ndjekin ëndrrat e tyre.

ANISA SALA – KURATORE“Fëmijët janë shumë të lumtur që marrin pjesë në evente të tilla, pasi dhe pikturën e duan shumë dhe ndjehen mirë kur shohin veprën e tyre në finale. Tematikat kanë qenë të ndryshme për t’ju përshtatur çdo grupmoshe dhe dëshirave të fëmijëve.”

 

Edhe për fëmijët eksperienca të tilla janë të paharrueshme.

 

“Mua më pëlqen të vizatoj vazo me lule, kur të rritem dua të bëhem një piktore e madhe.”

“Unë kur të rritem dua të hap një ekspozitë timen personale.”

“Unë kam sjell 8 piktura në këtë ekspozitë. Kam trajtuar tematika të ndryshme, peizazhe natyrore në stinë të ndryshme.”

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur në ambientet e Muzeut Kombëtar deri më datë 21 qershor.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë