Ekspozita “Qeramika e Mirës” solli për herë të parë pranë publikut kryeqytetas artisten Mira Kuçuku.

 

Përmes teknikës japoneze “raku”, Mira jetëson qeramikën duke i dhënë asaj formë mbi subjekte mitologjike, teksa në secilën vepër, figurë qendrore mbetet gruaja në të gjitha dimensionet e saj.

 

MIRA KUÇUKU

 

SKULPTORE

 

“Nuk ka punë që nuk e ka procesin kohë. Sidomos qeramika që një pjesë e saj është teknologji dhe teknologjia nuk të lë ta kapërcesh duhet ta respektosh se ndryshe thyhet. Tematika janë legjendat, motivet, simbolikat, portretet e stilizuara. Motivi shqiptar apo qeramika shqiptare  shihet deh te ngjyrat që ti fut te dekorimi asaj.”

 

Skulptorja e vetme e teknikës “raku” në Shqipëri tregon se ky lloj arti, shpesh e ka vënë përballë vështirësive për shkak të hapësirës që kërkon.

 

MIRA KUÇUKU

 

SKULPTORE

 

“Nuk lejohet në qytete “rakuja” sepse la shumë tym në procesin e saj të punimit pas procesit të pjekjes. Ajo futet në fuçi të mëdha me tallash dhe nxjerr një tym shumë të fortë dhe duhet të jetë në një ambient shumë të hapur, as shtëpi nuk duhet të ketë afër. Nuk është aq e thjeshtë qeramika pasi ka kosto të mëdha duke filluar që nga transporti deri në fazën përfundimtare.”

 

Dëshira e vetme e artistes Mira Kuçuku është që këtë art t’ua trashëgojë edhe brezave pasardhës e veçanërisht mbesave të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re