Edicioni i 8-të i ekspozitës që ka në qendër Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka udhëtuar nga Fieri drejt Pogradecit. Në ekspozitën e  ndarë në dy pjesë në pikturë dhe fotografi marrin pjesë fotografë dhe piktorë nga Ballkani dhe Europa.

Organizatori Sajmir Ahmeti thotë se qëllimi është të jepen mesazhe të forta për mënyrën si duhet trajtuar gruaja, nisur edhe nga ngjarjet e fundit në Shqipëri.

Është një ekspozitë ndërkomëbater me pikturë dhe fotografi. Këtë vit është më aktuale ku e kemi parë pozitën e gruas shumë të vështirë. Është zëri i kësaj ekspozite që sjell një hapësirë tjetër të femrës.

Duhet të vlerësojmë figurën e gruas. Gjithmonë të kemi vëmendje ndaj grave dhe vajzave.

Piktorja durrsake Marjana Goxhabelliu thotë se nëpërmjet artit duhet që të edukojmë brezat për të respektuar gruan.

Në ekspozitë bie në sy punimi i një piktoreje ruse, e cila ka sjellë gruan me xhamadan dhe flamur shqiptar.

Sot piktura ime prezanton Dashurinë. Ngjyra e kuqe përfaqëson dashurinë dhe dy mjellmat që djegin dashurinë. Zakonisht është e vështirë të flasësh për artin, ai është brenda teje këtë herë  kam pikturuar atë se çfarë përfaqëson Pogradecin. Nuk kam bërë liqenin blu apo jeshil, ngjyra e kuqe prezanton dashurinë, dashurinë e madhe të cilën e ndjej kur jam në Pogradec.

Në një ditë kur bë 8 mars gratë kërkojnë më shumë të drejta,  kjo eskpozitë solli botën e gruas në dimensione të ndryshme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re