Pak orë përpara ndeshjes Shqipëri – Itali, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëhet pjesë e një ekspozite që rrëfen Italinë kampione të botës.
 
Krerët e federatave të dy kombëtareve që përballen pas pak i dhuruan kreut të qeverisë dy fanella, atë të Italisë me emrin e Candreves dhe një fanellë kuq e zi me emrin Rama.
 
Ekspozita është çelur në teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe tregon historinë e 4 trofeve që kombëtarja italiane ka fituar gjatë historisë së botërorëve.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re