U përfol shumë mundësia e një debate në televizion mes dy kandidatëve kryesor për presidencën e FSHF-së. Pikërisht sot në mbrëmje në “Top Channel’’ në emisionin “Të Paekspozuarit’’ ka ardhur debati i parë dhe i fundit mes të dyve. Ndërkohë që kandidati i tretë Hala është lënë pas dore në këtë garë dy kandidatët kanë folur shumë duke debatuar shumë çështje. Në këtë debat ata folën për të gjitha: listat, asamblenë, politikën, kriminelët, aleancat por e vetmja gjë që lanë pas dore ishte futbolli, por ai i vërteti.
Edhe ky debat është përqëndruar më së shumti tek përkrahja politike për secilin prej kandidatëve duke u investuar për të përmendur edhe emra të veçantë. Duke goditur persona të caktuar ata kanë treguar edhe cilat do të jenë aleancat e tyre për përballje e 7 shkurtit. Edhe pse e nisën me respekt ndaj njëri-tjetrit por në fund përfundoj edhe në debate dhe pse jo ofendime personale. /Berati.TV



