Qendra e kryeqytetit është pushtuar nga makinat e vjetra. Sheshi Skenderbej ka mirëpritur ekspozitën e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor. Dhjetëra automjete te modeleve te ndryshme jane bere bashke per here te pare. Ato  përkasin periudhave te ndryshme.

 

Secila prej tyre ka nje histori me vete, por ato qe tërheqin me shume vëmendjen jane makinat e përdorura ne periudhën e komunizmit. Qytetaret tregojnë interes per mjetet me te cilat kane udhëtuar udhëheqësit e kohës veçanërisht ish-diktatori Enver Hoxha.

 

Koleksionistët nuk e kane humbur rastin per te prezantuar thesaret e tyre. Kujdesen per makinat e vjetra duke u kushtuar gjithë vëmendjen e duhur per ti mirëmbajtur.

 

Automjetet do te qëndrojnë te ekspozuara ne sheshin Skenderbej edhe gjate se dielës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re