Ka mbërritur në tokën shqiptare i shumëkërkuari Bruno Çobo, i cili u ekstradua sot nga Dubai.

Ky është ekstradimi i parë që bëhet nga Dubai në vendin tonë.

Lexo edhe :Related Posts

Marrëveshja për finalizmin e ekstradimit u arrit falë bashkëpunimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologëve të tij në Dubi, të cilët dhanë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe që fshihen prej kohësh në Dubai.

28-vjeçari shqiptar  akuzohet  nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i. Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit.

Bruno Çobo u ekstradua me metodën e ekstradimit të thjeshtuar

28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.

28 vjeçari, ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri. Ky shtetas akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë bashkëpunimin intensiv me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprimtari kriminale në Shqipëri dhe qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re