TURQI– Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e demokratit Azem Hajdarit është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë.

Ka qenë vet Haxhia që ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një statusi në ‘Facebook’. “Meqe nuk erdhen të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke, shkruan Haxhia, ndërkohë lajmin e konfirmoi edhe për ‘News24’. “U vetëdorëzova me dëshirën time”, tha Haxhia për televizionin ‘News24’.

Kujtojmë se ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë.

Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin deri tani.Pasi Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit. Por vetëm 1 muaj më parë Gjykata turke vendosi që të lejonte ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re