Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ekstradimin e Faruk Ozer.

 

Bosi i kriptomonedhave i cili është i akuzuar për mashtrim në vendin e tij  e kundërshton ekstradimin.

 

Mendohet se ky është shkaku që në çdo seancë avokatët gjejnë arsye për të kërkuar shtyrjen e procesit.

 

Këtë herë mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.

 

Avokati ka bërë dy kërkesa që nuk janë pranuar nga gjykata. Kjo ka qenë arsyeja që avokati ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.

 

Nëse kërkesa për përjashtim do të bëhet me shkrim brenda datës 14 nëntor, atëherë do të vendosë gjykata për përjasjtimin ose jo të Elis Dine si gjyqtar i çështjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re