Nezar Seiti, i njohur si pjesëtar i grupit “Habilaj” ekstradohet drejt Italisë. Vendimi u mor nga Gjykata e Tiranës më 23 dhjetor 2017, ndërsa u firmos nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj një ditë më parë. Seitaj i njohur si financieri i grupit Habilaj u shoqërua nga dy agjentë të antidrogës italiane, të cilët mbërritën në Shqipëri mesditën e të mërkurës. Nezar Seiti u kap në Babicë të Vlorës me 19 tetor të vitit të shkuar, gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan afërsisht 4 tone kanabis.


