Ka përfunduar arratia për priftin katolik Arthur Perrault, 80 vjeç, i cili pas 26 vjetësh është arrestuar dhe esktraduar në SHBA. Agjentë të FBI-së e gjetën atë në Marok pas një kohë hetimesh dhe ndjekje.

Neë York Times i referohet agjentit James Langenberg, i cili ka konfirmuar se së bashku me dy ndihmës udhëtuan për në Marok të enjten për të marrë priftin.

Langenberg shtoi se Perrault ishte vendosur në këtë shtet vitin e kaluar.

Arratia e tij ndodhi në vitin 1992. Prej atëherë ai akuzua për pedofilinë, pas së cilës ai vendosi largimin nga Shtetet e Bashkuara.

Thuhet se gjatë shërbimit 20-vjeçar ai abuzonte seksualisht me më shumë të mitur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re