Sulmuesit me shkopinj druri rrahën brutalisht në Bremen, liderin lokal të Alternativa për Gjermaninë (AfD), parti e së djathtës ekstreme, Franz Magnitz, një ndër figurat kryesore të kësaj force.

AfD fajësoi aktivistët antifashistë për sulmin, duke thënë se
ishte një përpjekje për të vrarë atë.

Një nga drejtuesit kombëtarë të AfD, Joerg Meuthen, ka akuzuar
sulmuesit duke thënë  se kanë
“rrahur pothuajse për vdekje”.

Në Twitter, partia publikoi një fotografi të Magnitz në një shtrat spitalor me një plagë të madhe në ballë dhe në sy.

Policia beson se sulmi ishte i motivuar politikisht.

Politikanët nga e gjithë spektri politik e dënuan sulmin dhe i
kërkuan policisë që të sillte përgjegjësinë para drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re