Hitleri dhe nazistët janë thjesht një gjë e vogël në mijëra vjet të historisë së lavdishme të Gjermanisë, tha Alexander Gauland, kreu i AfD-së, partisë së ekstremit të djathtë që tashmë është prezente dhe në Bundestag.

Sipas tij, regjimi nazist ishte vetëm një njollë e vogël në historinë kombëtare.

“Hitleri dhe nazistët janë vetëm një gjë e vogël në mijëra vjet të historisë së lavdishme të Gjermanisë”, tha Alexander Gauland në një aktivitet të AfD-së.

Gauland nuk e mohoi përgjegjësinë gjermane për regjimin nazist, duke thënë: “Vetëm ata që njohin historinë kanë fuqinë për të krijuar të ardhmen”.

Gauland dhe udhëheqësi tjetër i AfD-së, Joerg Meuthen mbajten nga një fjalim në një asamble federale dyditore të të rinjve të partisë.

Meuthen u kërkoi të rinjve që të hyjnë në AfD në mënyrë që të luftojnë për një Evropë më të mirë. “Ne duam Evropën e shteteve kombëtare”, tha ai.

”Bashkimi Evropian duhet ta bëjë Evropën të jetojë”, tha nga ana tjetër Damian Lohr, kreu i të rinjve të AfD-së.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re