Gjatë një periudhe trevjeçare, 327 punonjës të autoriteteve federale dhe shtetërore të sigurisë gjermane u zbuluan se kishin lidhje me ekstremizmin e krahut të djathtë, sipas një raporti të Ministrisë së Brendshme gjermane.

Raporti përfshiu dhe vëzhgoi pjesëmarrjen në ngjarje ekstremiste ose thirrjet “Heil Hitler” nga 1 korriku 2018 deri më 30 qershor 2021.

Megjithëse raporti vë në dukje se disa aktorë ishin të pranishëm në bisedat e grupit ku shpërndahej përmbajtje ekstremiste e krahut të djathtë, ai nuk jep të dhëna për ndonjë tregues të një rrjeti që përfshin rajone dhe agjenci të ndryshme.

Informacioni u përpilua nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, thënë ndryshe shërbimi i brendshëm sekret gjerman.

Zyra Federale theksoi se kishte lidhje të shumta mes punonjësve të klasifikuar si ekstremistë të krahut të djathtë me aktorë dhe parti ekstremiste si dhe organizata të skenës së huliganëve dhe arteve marciale të klasifikuara si nënkultura ekstremiste të krahut të djathtë.

Punonjësit e identifikuar si ekstremistë të djathtë përfshinin 83 persona të kundërzbulimit ushtarak, një shërbim me rreth 242 000 punonjës ushtarakë dhe civilë dhe 18 në policinë federale, e cila punëson mbi 54 000 punonjës.
Burimi: ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re