Nga jashtë shpesh nuk mund të dalloni nëse trupi juaj është vërtet i shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse mjekët shpesh rekomandojnë të bëhet check-upi. Por cilat teste nevojiten vërtet?

Cili ekzaminim parandalues ​​ka më shumë rëndesi varet nga faktorë individualë si trashëgimia, mosha dhe faktorë të tjerë ndikues. Kjo është arsyeja pse duhet të bëni një kontroll.

Testet parandalues duhet të përfshin më shumë se vetëm një test gjaku ose një radiografi: mjeku duhet të marri një pamje gjithëpërfshirëse të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe rrezikut individual të sëmundjeve të caktuara.

Ndër të tjera, me interes janë zakonet tuaja të jetesës (pirja e duhanit, aktiviteti fizik), situata familjare dhe profesionale, sëmundjet tuaja të mëparshme në familjen tuaj. Gratë me rrezik të shtuar duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta.

Mjekët rekomandojnë këto ekzaminime parandaluese për gratë mbi 50 vjeç:

  • Tensioni i gjakut
  • Nivelet e kolesterolit në gjak
  • Sheqerit në gjak
  • Presionin e syve
  • Funksioni i tiroides
  • Kanceri i gjirit
  • Kanceri i zorrës së trashë
  • Kanceri i lëkurës
  • Kanceri i qafës së mitrës

Tensioni i gjakut

Presioni i lartë i gjakut është një rrezik i heshtur i cili dëmton zemrën dhe enët e gjakut me kalimin e kohës. Prandaj, kontrolloni tensionin e gjakut rregullisht. Këtë mund ta bëni te mjeku, farmacia ose me një aparat për presionin e gjakut. Është në intervalin normal nëse vlera e sipërme është nën 140 dhe vlera e poshtme është nën 90.

Nivelet e kolesterolit në gjak

Matjet parandaluese të niveleve të kolesterolit në gjak mund të tregojë rrezik për atak në zemër ose goditje në tru. Kontrollet e duhura rekomandohen çdo 1-2 vjet, dhe më shpesh nëse rreziku rritet. Për shembull, nëse vuani nga sëmundje kardiovaskulare, nëse jeni diagnostikuar me presion të lartë të gjakut ose sheqer të lartë në gjak, nëse të afërmit kanë nivele të larta të kolesterolit ose nëse dikush në familje pësoi një atak në zemër, goditje në tru ose mbyllje vaskulare dikur në jetë. .

Sheqeri në gjak

Përmbajtja e glukozës në gjak matet në mënyrë që diabeti të zbulohet herët. Nga mosha 45 vjeçare, duhet të kontrolloni sheqerin në gjak nga mjeku juaj çdo 2-3 vjet. Më shpesh duhet ta kontrrolloni nëse dikush në familjen tuaj ka ose ka pasur diabet, nëse presioni i gjakut ose kolesteroli juaj është i lartë, nëse jeni mbipeshë, nëse keni pasur diabet gestacional ose nëse pesha e lindjes së të porsalindurit tuaj ishte mbi 4 kilogramë.

Presioni i syve

Kontrolloni rregullisht presionin e syve çdo 2 vjet. Duke matur presionin e syrit, dëmtimet e shikimit mund të shmangen ose të paktën të vonohen. Analizat janë të nevojshme shumë më herët se mosha 50 vjeç dhe më shpesh se çdo 2 vjet nëse keni presion të lartë të gjakut.

Funksioni i tiroides

Kontrolloni hormonin TSH (hormoni stimulues i tiroides) çdo 3 vjet. Sepse një tiroide joaktive është shumë e përhapur tek gratë mbi 50 vjeç dhe mund të zbulohet përpara se simptomat të bëhen të dukshme: lodhje, përqendrim i dobët, ndjeshmëri e shtuar ndaj të ftohtit, reduktim i oreksit, kapsllëk, rënie e flokëve, çrregullime menstruale dhe simptoma të tjera që ndonjëherë janë tipike për menopauzën.

Kanceri i gjirit

Intensifikoni zbulimin e hershëm: kontrolloni vetë gjinjtë tuaj dhe informohuni mbi avantazhet dhe disavantazhet e mamografisë. Ky ekzaminim me rreze, ndoshta së bashku me ekografinë, është veçanërisht i rëndësishëm për gratë, të cilat kanë patur raste në familje me kancer të gjirit ose vezoreve, si dhe gjatë menopauzës.

Kanceri i zorrës së trashë

Bëni teste për zbulimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë. Ose një test për gjakun e fshehur në jashtëqitje ose një kolonoskopi çdo 1 deri në 2 vjet.

Gjakderdhje nga zorrët Çfarë duhet të bëni nëse ka gjak në jashtëqitje?

Nëse ka inflamacion kronik të zorrëve, polipe të zorrëve ose një histori familjare e kancerit të zorrës së trashë, bëni kontrrolle më të shpeshta.

Kanceri i lëkurës

Monitoroni lëkurën tuaj dhe vizitoni mjekun e lëkurës të paktën 1 herë në vit. Ju jeni në rrezik të shtuar nëse në familjen tuaj ka pasur raste të kancerit të lëkurës, nëse keni lëkurë të bardh, nëse kaloni shumë kohë në diell, nëse keni më shumë se 15 nishane në trup ose nëse ato janë më të mëdha se 6 mm.

Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet pothuajse gjithmonë nga të ashtuquajturat viruse papilloma humane (HPV), përfaqësuesit më të rëndësishëm të të cilit tani mund të vaksinohen gratë dhe burrat e rinj. HPV transmetohet seksualisht, bëni kontrroll paraprak çdo vit.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.beobachter.ch/gesundheit/pravention/vorsorgeuntersuchung-welche-tests-fur-frauen-ab-50-sinnvoll-sind-275217

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re