Zv.ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Pathënat” nga Arbi Fortuzi ku ka dhënë një deklaratë lidhur me ekzekutimet me armë zjarri në vend dhe zotërimi i armëve pa leje. Lamallariu tha se ishte ndërmarrë një plan veprimi edhe me donatorët të cilët kanë kontribuar në masat e marra në këtë fushë.

Ai tha se do kishte masa të caktuara të cilat synonin shtimin e kontrolleve në dogana dhe në subjete të cilat merren me trajnimin e personave të cilëve detyra ua dikton mbajtjen e një arme zjarri si element sigurie. Intervista është zhvilluar duke u bazuar në ekzekutimet e ndodhura së fundmi.

Lamallari:

Plani i veprimit që u miratua del në zbatim të kontrollit të armëve të vogla, të lehta, dhe të eksplozivëve për periudhën 2019-2024. Është një plan gjithëpërfshirës e drejtimti strategjik të qeverisë shqiptare.

Ky fenomen nuk është vetëm kombëtar, por edhe rajonal dhe botërore. Ajo cfarë ne duam të realizojmë është që të përmirësojmë kuadrin ligjor dhe ta përshtasim me atë europian. Në 7 shtator patëm edhe ministerialin e ministrave të Brendshme dhe komisioneri tha se Shqipëria është vendi i parë në rajon që ka implementuar legjislacionin e brendshëm sa i takon sekuestrimit të armëve.

Ne kemi më shumë organizim më të mirë me partnerët si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Konkretisht kemi disa institucione të cilat bashkëpunojnë për të ndaluar këtë fenomen. Sot ne dakordësuam në nivel rajonal për të zbatuar një ndërgjegjësim në shoqëri sa i përket përdorimit të armëve të zjarrit. Fushata që po organizojmë është “festo me zemër dhe jo me armë” që lidhet me festat e fundvitit.

Një element tjetër, është fakti që disiplinohet veprimtaria e subjeteve tregtare të cilat përfshihen në trajnimeve për armët e zjarrit, poligonët etj.

Synohet aksesi në databazën e doganave sa i përket kontrollit efikas për armët e zjarrit. Një element tjetër janë edhe përmirësimet që do bëhen në kodin penal.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re