Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 58-vjeçarit në Vlorë, krimi ndodhur mëngjesin e së dielës (27 Prill).

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar vrasësin e Renato Hoxhaj, i cili u qëllua për vdekje në objektin e ndërtimit ku ishte i punësuar si roje.

Raportohet se autori mbante kapele në kokë, ndërsa fytyrën e kishte të mbuluar me shall.

Nga kamera e sigurisë, vrasësi shihet duke ardhur nga kodra pas banesës së 58-vjeçarit Renato Hoxha dhe pas ekzekutimit të 58-vjeçarit ka ndjekur po të njëjtën rrugë, e cila kalon pranë kodrës së Kuzum Babasë.

Viktima është qëlluar me 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja pistolete 9 mm.

Bashkëjetuesja e viktimës ka deklaruar para hetuesve se nuk ka dijeni që 58-vjeçari të ketë pasur konflikte, ndërsa ka pohuar se ka dëgjuar të shtënat me armë, por ka menduar se ishin fishekzjarrë.

Për gjurmimin dhe identifikimin e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj policia ka sekuestruar edhe kamera të tjera sigurie në zonë, ndërsa deri tani janë shoqëruar në komisariat 5 persona, por nga dëshmitë e para të dhëna prej tyre nuk është ka dalë asnjë detaj që mund të ndihmojë hetimet.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko