Mjekja psikiatre, Nikolina Bode ka deklaruar se në Korçë janë mbi 3600 persona të kartelizuar ndërsa i nxehti ka agravuar situatën e tyre duke i bërë më agresive dhe duke rritur riskun e krimit në familje.

Nisur edhe nga ngjarja që ndodhi paraditen e kësaj të shtune, ku një 62-vjeçar u ekzekutua nga RENEA, pasi plagosi gruan dhe të birin, mjekja tha se një ndër shkaqet që ka ndikuar te shëndeti mendor i personave me probleme janë temperaturat e larta, pasi në Maliq ka një klimë të ftohtë përgjithësisht.

LEXO EDHE: Nuk donte të shtrohej në spital, si nisi konflikti në familjen Muçollari, çfarë gjeti policia në banesën 62 vjeçarit të vrarë

Sot kemi të kartelizuar më shumë se 3600 persona të shëndetit mendor, flasim për problemet kronike, pa përmendur këtu problemet akute, urgjencat e shëndetit mendor, ato raste që na paraqiten çdo ditë në klinikë. Problemet e shëndetit mendor janë në rritje dhe ndikojnë shumë faktor social, ekonomik, sidomos temperaturat e larta, të cilat janë jo normale për qytetin tonë, pasi kemi një klimë të freskët. Maksimumi këtë vit ndikoi te pagjumësia te pacientët e rinj, apo sidomos te pacientët me forma dhune në familje, duke shtuar edhe rriskun për krim në familje, sidomos rasti i sotëm, një krim i trefishtë brenda familjes, ku flitet që ky person ka pasur probleme të shëndetit mendor”, tha ndër të tjera Bode.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re