Njoftimi i Plotë nga famija Reçi:

Pershendetje!

Nisur nga deklarata e dhene sot ne media nga nje person i panjohur per familjen tone, qe ngreh aludime se jeta e tij vihet ne rrezik pasi ka qene i dyshuar nga prokuroria per ekzekutimin e familjarit tone te ndjere Kastriot Reçi dhe se emri i tij ka qene pjese e dosjes hetimore.

Ne si familje e ndjejme per detyre kete reagim publik, pasi ne nuk jemi ne dijeni te asnje te dyshuari nga organet kopetente te drejtesise dhe te asnje personi te dyshuar nga prokuroria. Gjithashtu bejme me dije se po mundohet te spekulohet nga ana e ketij personi qe jeta e tij po kercenohet nga lidhjet me hetimet qe jane kryer apo po kryhen per vrasjen e familjarit tone.

Duam te theksojme se kemi qene dhe jemi te hapur per cdo bashkepunim me te gjitha organet kopetente te drejtesise dhe se cdo aludim i personit ne fjale per perfshirjen e familjes tone ne kercenimin me jete te tij eshte nje genjeshter dashakeqse per te mos thene se eshte nje trillium i mire-perpunuar nga personi ne fjale ne bashkpunim me struktura e segmente te vecanta te policise se shtetit te inkriminuara me krimin.

Familja Reçi

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re