Skip to content

Ekzekutimi i dy personave në Elbasan, gjendet e djegur një Volvo pranë Metarlugjikut

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme, një automjet është djegur në zonën e njohur si Metarlugjiku.

Makina tip “Volvo” është gjetur në flakë pranë Metalurgjikut dhe dyshohet t’i jetë vënë zjarri nga autorët e krimit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk ka ende informacion zyrtar, teksa rënia e disa rrjeteve sociale, përfshirë Ëhatsapp ka vështirësuar më tepër raportimin.

Dy persona u vranë me armë zjarri, teksa po lëviznin më këmbë pranë një karburanti tek “Rrethrrotullimi i luleve”, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur mbledhjen e provave.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb