Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin Tori (Hektor) Xheçuka, pasi akuzohet për vrasjen e Emiljano Boçit, i cili nuk është një emër i panohur për drejtësinë.

 

Sipas policisë Xheçuka rezulton që në vitin 2015 të jetë arrestuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Mësohet se i riu, në atë kohë 27 vjeç, u kap në pikën kufitare Tre Urat, ndër ishte shpallur në kërkim.

 

Mbi të pandehurin Xheçuka, rëndon akuza e vrasjes së Boçit si dhe plagosjen e shokut të këtij të fundit, Melvin Disha.

 

Ndërkohë për arsye hetimi nuk bëhen me dije detaje të tjera në lidhje me të arrestuarin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re