Elbasan /Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet  shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë

rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe  vijon puna për  zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e  kapjen e autorit/ve.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re