Forca të shumta të FNSH-së dhe të Shqiponjave po kryejnë mbrëmjen e kësaj mërkure kontrolle të rrepta ne rrugën Fushë-Krujë -Durrës dhe Fushë-Krujë Tiranë.

Vizion Plus mëson se kontrollet po bëhen për të kapur autorët e ngjarjes së fundit te ndodhur në Fushë Krujë,por edhe për persona të shpallur në kërkim.

Lexo edhe :Related Posts

Kujtojmë se Drejtoria e Krimeve të Rënda, njoftoi sot se arriti që të zbardhë vrasjen e Gentian Bejtjas duke arrestuar dy nga autorët, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në atentat.

Në pranga përfunduan Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, të dy me precedentë të mëparshëm penale.

Policia konfirmoi se autorët janë afruar te banesa e Gentian Bejtjas me automjetin  “Land Rover ” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë-Thumanë. Pasa kalimit të mbikalimit të Fushë-Krujës, janë kthyer në fshatin Hasan kanë djegur automjetin.

Sipas policisë është vërtetuar se autorët janë larguar me një makine tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë-Krujë për tu larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Falë kamerave të sigurisë është identifikuar mjeti tip “Golf” me targa  në pronësi të Edison Haxhiut.

Po ashtu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj.

Nga kontrollet në banesën e këtij të fundit është gjetur arsenal armësh, konkretisht dy pistoleta, ku njëra ishte me leje, municione luftarake, radio marrëse, pasaportë dhe karte identiteti të Kosovës të falsifikuar si dhe aparate celulare.

Ilir Beqaraj akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas.

Ndërsa Edison Haxhiu akuzohet për sigurim i kushteve e mjeteve  për të kryer vrasjen. Armët e sekuestruara janë dërguar në laborator për të parë nëse janë përdorur ose jo në krime të tjera.//

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re