Një krim i rëndë zgjoi banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, ku në lagjen Rus, është ekzekutuar me armë zjarri një person, dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima është shtetasi Naim Bajri.

Ekzekutimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.

Disa minuta pas vrasjes në markatë, makina që dyshohet se është përdorur nga autorët, është gjetur e djegur në afërsi të Bypasit të Shkodrës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, trupi i viktimës ndodhet ende në trotuar, në afërsi të një bar kafeje, ndërkohë që zona është një nga më të populluarat në qytetin e Shkodrës. Kalimtarë të rastit, nxitojnë të shokuar, teksa përballen me trupin e pajetë të Bajrit në trotuar.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytetin e Shkodrës me qëllim kapjen e autorit.

Faxweb.al mëson se rreth 20 vite më parë, Naim Bajrit i kanë vrarë edhe djalin, Endritin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 21.10.2001, ku shtetasi, Xh.Shega, në bashkëpunim me shtetasit Ilmir Hajdari dhe Kujtim Barbullushi, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Endrit Naim Bajri.

Përplasjet mes fiseve kanë vijuar dhe me ekzekutime të tjera.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re