Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku u qëllua për vdekje ish-deputeti dhe njëherësh ish-kreu i komunës së Velipojës.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije për Fax News se pista kryesore ku po hetohet për vrasjen e Pashko Ujkës është ajo e aktivitetit privat në fushën e ndërtimit që rezulton e regjistruar në emrin e djalit të tij, përkatësisht Emanuel Ujkës.

“Advantage Marketing Pertners” rezulton një kompani aktive në Qendrën Kombëtare të Biznesit me vit themelimi 2012-ën, me qendër aktiviteti në Shkodër. I njëjti burim pohoi se atentati ndaj 64-vjeçarit mund të ketë ardhur si pasojë e aktiviteteve të të birit. Sipas policisë po hetohet edhe pista e përfshirjes së djalit të vetëm të viktimës në aktivitetin e fajdeve, por deri tani, kjo pistë mbetet në kuadrin e dyshimeve dhe hetimeve paraprake.

Një nga objektet e biznesit të familjes Ujka është të blejë e të shesë ose të japë me qira, në përdorim, ose shfrytëzim pasuri të luajtshme e pasuri të

paluajtshme të rregjistruara në regjistrat publike.

Por përveç kësaj, familja Ujka merrej edhe aktivitete të tjera. Ata kanë në pronësi një biznes në Shkodër, hotel dhe shërbime të tjera si dhe një tjetër në Velipojë. Pashko Ujka është babai i një djali dhe dy vajzave.

Për vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kryekomunarit janë shoqëruar disa persona, në kuadrin e të dyshuarit apo të të paturit dijeni për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë masë ndalimi ndaj asnjërit prej tyre. Për ngjarjen, ka nisur dhe do të vijojë marrja në pyetje e familjarëve të Ujkës, për të treguar rreth dyshimeve që ata mund të kenë në lidhje me autorët.

Burime thanë më herët për Faxëeb.al se kamerat e sigurisë që gjendjeshin pranë vendit ku u vra Ujka nuk kanë mundur që të fiksojnë asgjë që të ndihmojë zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili paraprakisht dyshohet se ka qenë 1.

Ai është larguar në këmbë, për shkak se është kuptuar me vonesë se ndaj Ujkës është qëlluar me armë, për shkak se është përdorur armë me silensiator.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re