Trupi i një gruaje, e cila vdiq nga një sulm në zemër ndërsa priste të varej për vrasjen në Iran – u var në mënyrë që nëna e viktimës të mund të përdorte të drejtën e saj dhe të hiqte karrigen nën këmbët e saj, raportojnë mediat botërore.

Zahra Ismaili u dënua për vrasjen e burrit të saj, një oficer i inteligjencës iraniane, i cili, sipas avokatit të saj Omid Moradi, abuzoi si me atë ashtu edhe vajzën e saj.

Omid Moradi përshkroi se si një nënë e dy fëmijëve u detyrua të priste në radhë për trekëmbëshin pas 16 burrave të dënuar dhe t’i shikonte ata të varur.

Ismaili vdiq të mërkurën në burgun famëkeq Rajai Shahr në qytetin Karaj, që ndodhet rreth 30 kilometra në perëndim të Teheranit.

Ismaili, në pritje të varjes, i ra të fikët dhe pësoi një sulm në zemër. Sidoqoftë, ata e çuan në varje dhe e varën – vetëm në mënyrë që vjehrra e saj të mund të shkelmonte karrigen nën këmbët e pajetë të Zahras.

Sidoqoftë, edhe sipas standardeve iraniane, ekzekutimi masiv i 17 personave në një ditë është i pazakontë.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara kishin regjistruar 233 ekzekutime në Iran, përfshirë tre persona që ishin adoleshentë në kohën e krimeve të pretenduara.

Shtatë vjet më parë, Reyhaneh Jabbari, 26 vjeçe, u var në burg pasi u dënua për vrasjen e një ish-zyrtari të inteligjencës për të cilin ajo pretendoi se e përdhunoi.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re