Kastriot Reçi, pronari i një televizioni lokal në Rrëshen, i ekzekutuar sot në afërsi të një lokali në këtë zonë, në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia, mesazhin e fundit të lënë në Facebook, e ka pasur urimin për Vitin e Ri.

Bashkë me foton e tij, ku ka pozuar i qeshur, Reçi, uronte me datën 1 Janar teë 2020 të gjithë miqtë e tij, duke i dhënë edhe një këshillë.

“Qëndroni sa më larg njerëzve të keqinj, mashtrues dhe të pabesë”, shkruante Reci në mesazhin e fundit në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re