Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin ditën e sotme për 3 të pandehurit e vrasjes së ish-oficerit të Policisë Santiago Malko.

Kështu GJKKO ka vendosur pushimin e hetimeve për Xhoni Nicën dhe dërgimin për gjyq dy të pandehurve të tjerë, Ilir Selmani dhe Elvis Gaxhaj.

Ky i fundit do të hetohet për “armëmbajtje pa leje” dhe “shitje narkotikësh”, ndërsa Selmani do të gjykohet për vrasjen e Santiago Malkos.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re