Skip to content

Ekzekutimi i Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vjet burg për “organizatorin”

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin, i cili akuzohet si një nga organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në gusht të 2019.

Ndërsa për Elvis Gaçajn,  prokuroria kërkoi dënimin me 7 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje u dënua me 25 vite burg Blendi Teta si person që kishte mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Malkos duke njoftuar edhe autorët për të kryer ekzekutimin.

Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Santiago Malko dikur ka shërbyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe më pas është përjashtuar.