Një vrasje ka troditur qytetin e Fierit gjatë ditës së sotme.
Viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi Selami Hasani. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe hasmërie.
Hasani është i dyshuar për vrasjen e nipit të Ben Qimes, një personazhi problematik në zonë.
Policia menjëherë ka nisur kontrollet, pas vrasjes. Policia në Lushnjë ka nisur kontrolle në zonën e autostradës dhe në disa pika të tjera.
Kontrolle nga ana e policisë po ushtrohen edhe në zonën e Vlorës.
