Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë homazhe tek memoriali i Azem Hajdarit në 25 vjetorin e vrasjes së tij.

Berisha deklaroi se ekzekutimi i tij para selisë së PD është atentati më makabër.

Ndërsa theksoi se “Azem Hajdari është kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët që sot të ngrihemi dhe të përmbysim diktaturën e drogës, vjedhjes, të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në Shqipëri, të Edi Ramës”.

Sali Berisha: Në 25 vjetorin e ekzekutimit të tij nga falanga e krimit. Askush nuk ka bërë sa Azem Hajrari së bashku me studentët për lirinë e shqiptarëve. Është një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi.

Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 90 kur u ngrit me një grup studentësh me thirrjet “poshtë diktatura”. U shndërrua në një lider epik me guximin e tij, i cili gjunjëzoi diktaturën në një kohë të shkurtër. Ekzekutimi i tij para selisë së PD, është vrasje shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve, është atentati më makabër.

Azem Hajdari edhe sot pas 25 vitesh është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktuarën dhe panë tek ai shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë së kombit shqiptar.

Azem Hajdari është kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët që sot të ngrihemi dhe të përmbysim diktaturën e drogës, vjedhjes, të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në Shqipëri, të Edi Ramës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re