Policia e Vlorës ka gjetur një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 Maji”. Dyshohet se makina i përket autorëve, të cilët ekzekutuan mbrëmjen e sotme 22-vjeçarin Gëzim Sinomati.

Ngjarja tronditi Vlorën, pasi i riu u qëllua me snajper teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij. Vizion Plus mëson se Sinomati jetonte në Belgjikë dhe në qytetin bregdetar kishte ardhur për të festuar Vitin e Ri.

Lexo edhe :Related Posts

Sakaq, policia deklaron se autorët të ndihmuar nga errësira kanë arritur që të largohen.

Është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re