Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 66 vjeçarit Behar Sofia, i cili u vra ditën e djeshme afër Piramidës në Tiranë.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 66-vjeçarit pasditen e djeshme. Burimet për Report Tv bëjnë me dije se ata kanë mohuar të kenë patur konflikte apo kërcënime kohët e fundit.

“Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, thonë familjarët.

Nga kqyrja paraprake që i është bërë celularit të viktimës, nuk janë gjetur biseda me persona të dyshimtë, përveç familjarëve

Deri tani janë të shoqëruar të paktën 10 persona, të gjithë familjarë dhe të afërm të viktimës dhe asnjë person i dyshuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re