Është zbardhur vrasja e të riut shqiptar Santino Xhyra në Bari të Italisë, e ndodhur pasditen e djeshme. Mediat italianë bëjnë me dije se autori i vrasjes, së Xhyrës, me tre plumba, është Shaban Fejza, 39-vjeç, ndërkohë që ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive banale.
Fejza është vënë në prangat e Policisë, ndërkohë që për identifikimin e tij policisë i kanë ardhur në ndihmë dhe dëshmitë e fqinjëve të viktimës të cilët kishin parë të gjithë skenën e sherrit.
Shkak për konfliktin ishte bërë vonesa në dhënien e qerasë nga ana e Xhyrës, ndërkohë që Fejzo kishte kërkuar në banesë për ti kërkuar paratë. Fillimisht ka pasur një sherr mes tyre, ndërkohë që viktima e ka qëlluar me grusht.
Pas kësaj 39-vjeçari ka shkuar të marrë armën, dhe e ka qëlluar Xhyrën me tre plumba në një distancë të afërt, duke i shkaktuar plagë të rënda, që çuan në vdekjen e tij në ambientet e spitalit.
Viktima nuk njihej në qarqet kriminale edhe pse kishte disa precedentë të vegjël. Ndërkohë që edhe autori i vrasjes, i cili u arrestua nga Policia nuk ka pasur të shkuar kriminale, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje.
U ekzekutua me 3 plumba në mes të ditës në Bari, kush është 28-vjeçari shqiptar (EMRI)
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
