Skip to content

Ekzekutimi me breshëri plumbash i dy vëllezërve, detaje nga arrestimi i djalit të autorit dhe 3 kushërinjve të tij! Shkoi së bashku me të atin tek viktimat dhe…

Detaje të reja dalin nga krimii dyfishtë që tronditi vendin mesditën e djeshme ku dy vëllezërit Gramos e Lavdimir Kurtaj u ekzekutuan me breshëri plumbash.

Përveç krimit të dyfishtë autori Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa në pranga ka rënë djali i tij. Ky i fundit u arrestua së bashku me tre kushërinjtë e tij disa orë pas ngjarjes së rëndë.

Burime nga grupi hetimor thanë se gjatë operacionit për kapjen e djalit të autorit është gjetur në një banesë të familjes Kuka në Kurjan edhe një armë tip pistolete.

Dyshohet se armën e ka pasur me vete djali i Altin Kukës gjatë përballjes me dy vëllezërit Kurtaj.

Krimi i dyfishtë ndodhi mesditën e djeshme (10 Shator), në lokalin e viktimave ku u qëlluan me breshëri plumbash nga 50-vjeçari teksa po pinin kafe.

“”