Habib Rexha, autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, kishte mbërritur nga Italia, dy javë më parë.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musai raportoi se Rexha i ka studiuar lëvizjet e Arjan Gosës, i cili mbeti viktimë pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri.

“Ka rreth dy javë që ai ka mbërritur në Shqipëri, e ka mbajtur nën vëzhgim viktimën. Viktima e ka banesën shumë pranë vendit të ngjarjes. Çdo ditë, çdo pasdite, vinte dhe frekuentonte lokalin ku dhe u vra ditën e djeshme. Ai ka qenë me të atin e tij duke konsumuar kafe. Ka qenë kamarieri i lokalit i cili i ka alarmuar të gjithë duke thënë është qëlluar me armë zjarri Arjan Gosa i cili ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit”, raportoi Musai.

Hetuesit dyshojnë se që pas ngjarjes ka nisur të planifikoj hakmarrjen, por vëzhgimin e lëvizjeve të viktimës e ka bërë vetëm një ditë para ngjarjes, të paktën kështu rezulton deri në hetimet e deritanishme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re